Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

FBK-ja me të hyra prej 1,9 milion euro dhe shpenzime prej 2,2 milionë euro

fbk

Më 23 mars mbahet Kuvendi i Punës i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Për klubet e basketbollit, përkatësisht kuvendarët, tashmë është dorëzuar materiali i Kuvendit, ku përfshihet edhe “Raporti i auditorit të pavarur dhe pasqyrat financiare individuale për vitin që përfundoi më 31 dhjetor 2025”.

Në këtë raport shkruan se të hyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës gjatë vitit 2025 ishin 1 milion e 917 mijë e 5 euro. Të gjitha këto janë të evidentuara si të hyra nga donatorët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë shpenzimet e përgjithshme të FBK-së gjatë vitit 2025 ishin 2 milionë e 275 mijë e 127 euro.

Si “shpenzime të personelit” janë evidentuar 269 mijë e 695 euro, ndërsa si “shpenzime operative”, 1 milion e 998 mijjë e 212 euro.

Të hyra nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, FBK-ja ka të evidentuara 571 mijë euro. Si të hyra nga sponsorët i ka 898 mijë euro.

Të hyrat e përgjithshme prej 1 milion e 917 mijë euro janë më të vogla se në vitin 2024, kur Federata e Basketbollit kishte të hyra prej 1 milion e 989 mijë euro. 

Shpenzimet për paga dhe mëditje për trajnerë, komisione dhe aktivitete të tjera janë 347 mijë euro.

Për paga të personave zyrtarë të ndeshjeve, përkatësisht për gjyqtarë dhe delegatë, FBK-ja ka ndarë 221 mijë e 227 euro. Produksioni i ka kushtuar FBK-së 189 mijë e 459 euro, derisa një vit më herët për këtë kategori pagoi 97 mijë euro.

Për marketing, Federata e Basketbollit pagoi 84 mijë euro, kurse si shpërblime 83 mijë euro.

Për makina me qira, FBK-ja ka paguar 37 mijë e 680 euro, sa edhe një vit më parë. Ka edhe shumë kategori të tjera të shpenzimeve. 

Federata e Basketbollit e Kosovës është prej kryesoreve në vend. Dhe prej federatave me të hyrat dhe shpenzimet më të mëdha po ashtu.

Superliga e basketbollit është shumë e popullarizuar në vend dhe është “produkti” kryesor i FBK-së.

Edhe klubet e basketbollit shquhen për buxhete të mëdha dhe po ashtu për paga të mëdha për lojtarë e trajnerë, sidomos për ata të huaj.