Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Edwardsi i Pejës, më i miri i xhiros

edw

Çmimi i lojtarit më të mirë të javës së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll i ka takuar Cesare Edwardsit të GO+Pejës, ka njoftuar të martën Federata e Basketbollit e Kosovës. 

Për amerikanin Edwards kjo është hera e dytë këtë edicion që e fiton çmimin e lojtarit më të mirë të xhiros. Ai ishte më i miri te Peja, që të dielën e fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin 95:90.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edwards kishte 21 pikë, dhjetë kërcime dhe tri asistime. Ka zënë vend edhe në pesëshen më të mirë të xhiros. 

Pjesë e pesëshes më të mirë janë edhe Tajh Green i Pejës, Kentrell Pullian i Rahovecit 029 dhe Dequon Lake e Kyan Anderson të Bashkimit.