Yamaha ka zbuluar se do të prezantojë një veturë koncept të ri në panairin e veturave në Tokio, i cili mbahet në muajin e ardhshëm.
Kjo veturë do të zbulohet së bashku me 19 modele të tjera në panair të kësaj kompanie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë do të jetë makina e vetme me katër rrota që do të shfaqet nga prodhuesi japonez, të gjitha të tjerat do të jenë biçikleta të reja elektrike, skuter e motoçikleta, transmeton koha.net.
Yamaha ka shumë eksperiencë në prodhimin e motorëve për vetura për prodhues të tjerë, por shumë rrallë prodhon vet vetura.
Ky koncept do të jetë vetura e parë pas dy vjetësh që do të prezantohet nga Yamaha.
Koncepti Sports Ride është ndërtuar në procesin e prodhimit të quajtur iStream, i cili është i dizajnuar nga Gordon Murrey, njeriu që qëndron pas McLaren F1 e veturave sportive TVR.
Vetura koncept peshon vetëm 750 kilogram, e është e inspiruar në motoçikletat e Yamaha.
{gallery}