Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Toyota Yaris i ri bazohet në Mazda2

Kompania e njohur japoneze e veturave, Toyota, ka publikuar fotot dhe detajet e para teknike të Yarisit të ri, para premierës botërore të planifikuar për 17 prill në New York.

Yarisi i ri në version Sedan është i bazuar në Mazda2. Toyota ka zgjeruar tashmë bashkëpunimin me prodhuesin japonez për një Hatchback për 2020-ën.

Dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Yarisit të ri është marrë nga Mazda2 aktuale, me një formë tjetër të maskës së përparme dhe me etiketën e Toyotës të pozicionuar në mes të maskës.

Vetura ka më shumë hapësirë për udhëtarët, ndërsa është rritur edhe pjesa e bagazhit.

Yarisi i ri do të vijë me motor 1.5-litër me katër cilindra e kapacitet prej 107 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 6 shpejtësi, të paktën për tregun amerikan.

Më shumë detaje rreth modelit të ri do të dihen në mes të prillit, kur debutimi i Yarisit të ri do të jetë në panairin e veturave në New York.