Volkswagen planifikon të ndalojë shitjen e motorëve me djegie në Evropë deri në vitin 2035, i tha një anëtar bordi gazetës gjermane Muenchner Merkur.
Klaus Zellmer, anëtar i bordit të Volkswagen për shitje, i tha gazetës se kompania do të "dilte nga biznesi me vetura me djegie të brendshme në Evropë midis viteve 2033 dhe 2035". Por, shtoi se do të duhej më shumë për të ndaluar shitjen e motorëve me djegie në SHBA dhe Kinë - që do të vijë "disi më vonë", dhe në Amerikën e Jugut dhe Afrikën, ku ai ka thënë se "do të duhet një marrëveshje më shumë”.
Zellmer ka thënë se e gjithë flota e prodhuesit të veturave do të jetë neutrale ndaj karbonit më së voni deri në vitin 2050. Ai dëshiron që të shohë veturat elektrike të llogaritura si 70 për qind të shitjeve totale të kompanisë në Evropë deri në 2030.
Synimet neutrale të karbonit të Volkswagen janë afërsisht të njëjta me konkurrentët si Ford dhe Honda.
Disa vende evropiane kanë synimet e tyre për ndalimin e veturave tradicionale me gaz, me Norvegjinë që synon ta bëjë një gjë të tillë në 2025, Franca në 2040, dhe Britania e Madhe më 2050. Në SHBA, California planifikon të ndalojë shitjen e veturave me gaz deri në 2035, me disa shtete të tjera që miratuan modelin e Kalifornisë.
-
BMW-ja nuk heq dorë nga motorët me djegie
-
BE-ja dhe Gjermania vazhdojnë bisedimet për ndalimin e veturave me motorë me djegie
-
BE-ja ndalon shitjen e veturave me naftë nga viti 2035
-
Gjermania refuzon planin e BE-së për ndalimin e veturave me lëndë djegëse fosile nga 2035-ta
-
Parlamenti Evropian mbështet ndalimin e veturave me benzinë nga viti 2035