Marka kryesore e veturave të Volkswagen AG pret që mungesa globale e çipave të frenojë prodhimin e veturave në muajt e ardhshëm, por prodhimi i veturave elektrike aktualisht nuk ndikohet nga ngërçet e furnizimit.
Mungesa e çipave mund të fillojë të lehtësohet në gjysmën e dytë të vitit, ka thënë shefi i markës së VW-së, Ralf Brandstaetter për DPA në një intervistë të shtunën. Kompania ka në plan të kompensojë prodhimin e humbur sa më shumë që të jetë e mundur gjatë vitit.
Prodhuesi më i madh i veturave në Evropë paralajmëroi në dhjetor se mungesa në të gjithë botën do të frenojë prodhimin e veturave, duke vlerësuar se prodhimi i më shumë se 100.000 veturave mund të jetë në rrezik. Pengesat që ndikojnë në të gjithë industrinë u përkeqësuan nga një zjarr në një fabrikë të çipave Renesas Electronics Corp në Japoni dhe stuhia e dimrit në Teksas këtë vit.
VW do të zvogëlojë 4.000 punë administrative dhe do të shtojë 2.000 pozicione për operacione digjitale. Kompania gjithashtu vazhdon të zvogëlojë kompleksitetin e prodhimit për të ulur kostot dhe për të kufizuar punësimin e jashtëm sa më shumë që të jetë e mundur.
-
Audi: Mungesa e çipave në industrinë e veturave në Gjermani do të zgjasë me vite
-
Volkswageni planifikon prodhimin e 800 mijë veturave elektrike këtë vit
-
BMW-ja pret që mungesa e çipave të zgjasë deri në vitin 2023
-
Volkswagen: Furnizimi i pamjaftueshëm i çipave do të zgjasë deri më 2024
-
Volkswagen pret që mungesa e çipave të lehtësohet në gjysmën e dytë të 2022-tës