Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volvo kalon të gjithë prodhuesit e tjerë të veturave: nga 2019-ta të gjitha modelet do të kenë versionin elektrik

Kur të lansoië modelin e saj VOlvo S60 T8 Polestar gjatë vitit të ardhshëm, kompania suedeze do të jetë shumë afër përmbushjes së synimit të tyre për të elektrizuar të gjitha veturat në më pak se një dekadë, ndërsa ka nisur më 2011 me një model të vogël wagon e së shpejti do të prodhojë nga një veturë kompletë elektrike për çdo model të tyre.

Nga kompania e Volvo’së, thonë se të gjitha modelet e saja do të ofrohen edhe hibrid, ‘hibrid plug-in’ apo full elektrik nga 2019-ta, transmeton koha.net.

Edhe pse vargu i modeleve të Volvo’s është relativisht i vogël krahasuar me prodhuesit e tjerë të veturave, ata mbulojnë pothuajse çdo segment të modeleve: crossover, sedan, madhësisë së madhe, të mesme, të vogël e wagon.

Volvo tani për tani ofron tre versione hibrid, T8 Twin Engine i cili ka njërin motor 2.0 litërsh supercharged me benzinë që punon në bashkëpunim me atë elektrik 10.4 kwh me bateri nga litiumi në modelet si XC90, XC60, S60 e V90.

Edhe ka edhe motorin e ri T6 Twin Engine me motor 2.0 litërsh turbo e tjetrin elektrik 10.4 khw me modelin V60 e S60.

Dhe po ashtu të tretin T5 Twin Engine për modelet më të vogla të Volvos, si XC40.