Prodhuesi suedez i veturave Volvo plotësisht do të kthehet drejt elektrizimit të automjeteve dhe paralajmëroi se nuk do të zhvillojë më motor me djegie të brendshme.
Në Geteborg thonë se gjenerata e tanishme e benzinës dhe dizelit me turbombushës njëherësh do të jetë e fundit, ndërsa elektrifikimi pritet të kryhet brenda 6 deri 7 vjetësh.
Gjithashtu, Volvo nuk do të prodhojë më versionet kabrio dhe Coupe, me të cilat do të merret motra e tij, kompania Polestar, ndërsa fokusi në vend të veturave sportive do të zhvendoset në Crossoverat dhe SUV-at, transmeton KosovaPress.
Volvo nuk do të heqë dorë nga aduti i tij në mesin e limuzinave S80 dhe klasës Golf V40.
Artikuj të ngjashëm
-
Volvo e përkushtuar vetëm në veturat elektrike
-
Volvoja heq nga linja S90 modelet benzinë e dizelë
-
Volvo tërheq 200 mijë vetura dizelë
-
Gjenerata e re e Volvo XC 90 nuk do të jetë me naftë
-
Volvo kalon të gjithë prodhuesit e tjerë të veturave: nga 2019-ta të gjitha modelet do të kenë versionin elektrik