Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volvo dhe Scania me teknologji kundër sulmeve terroriste

Autoritetet suedeze dhe prodhuesit e njohur të automjeteve, Scania dhe Volvo, janë të gatshëm të demonstrojnë se si teknologjia digjitale mund të pengojë përdorimin e kamionëve në raste atentatesh terroriste.

Interesi për këtë teknologji, e quajtur gardhi mbrojtës, u ideua pas sulmit me kamion ku humbën jetën pesë persona në kryeqytetin suedez, Stokholm, në prill të 2017-ës.

Duke përdorur sistemin e pozicionimit global GPS që lokalizon automjetin, teknologjia do të mund të ulë automatikisht shpejtësinë e automjetit, duke limituar në këtë mënyrë, dëmet që mund të shkaktojë në një zonë pedonale, transmeton atsh.

Nga viti 2016, në shumë prej qyteteve ku u kryen sulme terroriste, si në Barcelonë, Nisë apo Berlin, u përdorën kamionët.

Një avantazh potencial do te jetë ai i rregullimit të konsumit të karburantit të automjeteve ose garantimin që në disa zona, të jenë të autorizuar të hyjnë vetëm mjetet me norma ndotjeje shumë të ulëta.

Edhe “Volvo” me strategji për parandalim të aksidenteve fatale Auto “Volvo” me strategji për parandalim të aksidenteve fatale

Disa transportues e përdorin aktualisht këtë sistem për lokalizimin me anë të sistemit GPS.

Alarmi aktivizohet kur një automjet devijon nga një rrugë e projektuar në GPS.