Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla e Volvo pezullojnë prodhimin në Evropë

Prodhuesit e automjeteve Tesla dhe Volvo Car në pronësi të Geely, kanë njoftuar se po pezullojnë disa prodhime në Evropë për shkak të mungesës së komponentëve, shenja e parë e qartë se sulmet ndaj transportit detar në Detin e Kuq po godasin prodhuesit në rajon.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania nisën një seri sulmesh në Jemen të enjten, me qëllim milicinë Houthi të mbështetur nga Irani, sulmet e së cilës ndaj anijeve ndërkombëtare kanë ndërprerë një nga rrugët më të rëndësishme të anijeve në botë.

Normat e transportit me kontejnerë u rritën këtë javë pasi u rritën edhe shqetësimet se anijet që transportojnë gjithçka, nga rrobat te telefonat dhe bateritë e veturave, do të duhet të shmangin Kanalin e Suezit, rruga më e shpejtë midis Azisë dhe Evropës, për më gjatë se sa pritej.

Përmbysja më e madhe e zinxhirit të furnizimit që nga pandemia COVID-19 rrezikon të prishë rimëkëmbjen ekonomike globale, ndërsa çmimet më të larta të mallrave dhe të naftës mund të rindezin inflacionin.

Gjatë fundjavës Tesla tha se do të pezullojë shumicën e prodhimit të veturave në fabrikën e saj pranë Berlinit nga 29 janari deri më 11 shkurt.

"Konfliktet e armatosura në Detin e Kuq po ndikojnë në prodhimin në Gruenheide", thuhet në një deklaratë të Teslas. "Kohët shumë më të gjata të transportit po krijojnë një hendek në zinxhirët e furnizimit”.

Edhe Houthit hapin një front të ri në luftën SHBA - Iran Botë 4 d. më parë Houthit hapin një front të ri në luftën SHBA - Iran

Ndërsa Volvo, ka thënë se do të ndalojë prodhimin në fabrikën e saj në Ghent në Belgjikë për tre ditë javën e ardhshme për shkak të një dërgese të vonuar.

Shumë kompani kanë paralajmëruar për vonesa të mundshme në dërgesat e mallrave.