Vetura e parë elektrike SUV e Volvos, EX30, do të ketë një sistem që synon të parandalojë hapjen e dyerve kur është duke kaluar ndonjë çiklistë, duke evituar kështu lëndimet fatale për çiklistët, shkruan “Automotive News Europe”.
Ky SUV do të jetë modeli i parë elektrik i prodhuesit suedez të veturave që ofron zgjidhje për çështjen e sigurisë së çiklistëve.
EX30, që do të bëjë debutimin nëpër botë më 7 qershor, do të japë një alarm për hapjen e derës, duke paralajmëruar personat brenda veturave nëpërmjet sinjaleve vizuele apo me zë, se një çiklist po kalon.
Të ashtuquajtura aksidente me dyer janë përgjegjëse për një të pestën e gjitha aksidenteve me çiklistë në disa qytete. Sipas Cycling UK, 60 personaa mesatarisht vdesin apo lëndohen seriozisht në Britani të Madhe si pasojë e hapjes së dyerve të veturave.
Volvo do të jetë anëtari i dytë i Gruypit Zhejiang Geely Holding që ofron këtë teknologji.
Edhe
Volvo EX90 është fillimi i një epoke të re elektrike
E para ishte Smart #1.
“Me Volvo EX30 ne po e çojmë sigurinë e qytetit në një nivel tjetër”, ka thënë Asa Haglund, që udhëheqës qendrën e sigurisë së Volvos.