Auto

Volkswageni paralajmëron investime “masive” në SHBA

Volkswagen

Volkswageni planifikon të bëjë investime më të mëdha në Shtetet e Bashkuara, ka thënë shefi ekzekutiv, Oliver Blume, në një intervistë për një gazetë gjermane, duke shtuar se bisedimet për tarifat me qeverinë amerikane janë konstruktive, raportoi Reuters.

Disa kompani të huaja kanë njoftuar investime në SHBA në përgjigje të tarifave të importit të presidentit Donald Trump , por prodhuesit gjermanë të veturave kanë qenë më të kujdesshëm në lidhje me angazhimin e më shumë burimeve në atë që është tregu i tyre më i madh i eksportit.

Marka Audi e Volkswagenit, e cila nuk ka prodhim në Shtetet e Bashkuara, po planifikon të prodhojë disa modele atje, megjithëse është thënë se plani daton para administratës Trump.

"Deri më tani, kemi pasur diskutime absolutisht të drejta dhe konstruktive. Unë vetë isha në Uashington dhe që atëherë kemi qenë në dialog të rregullt", tha Blume për Sueddeutsche Zeitung.

Lufta tregtare e Trump u ka kushtuar kompanive më shumë se 34 miliardë dollarë në humbje shitjesh dhe kosto më të larta, sipas një analize të Reutersit.