Modeli i maskuar i Passatit të ridizajnuar është incizuar gjatë testimit në rrugë.
Volkswagen Passat për 2019-ën do të debutojë deri në fund të këtij viti dhe pritet të pësojë një ndryshim të dizajnit.
Praktika e mëparshme e prodhuesit gjerman na tregon se ristilizimi i pjesës së jashtme të Passatit do të jenë minimale, transmeton ksp.
Mbetet për t'u parë nëse Passat për 2019-ën mund të ketë maskën e përparme në stilin e Arteel më moderne dhe besnike. Ndryshimet në enterier do të jenë më diskrete.
Volkswagen do të zbulojë detajet në muajt e ardhshëm, ku edhe do të shohim më saktësisht se si do të duket vetura.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm