Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Spiunohet gjatë përgatitjeve Passati i ri evropian

Nuk është sekret që Volkswageni po përgatit një model të ri të Passatit.

Fotografitë e fundit që kanë spiunuar modelin gjatë testimeve, tregojnë stilin e modelit të ri.

Dallim pritet të ketë në pjesën e përparme dhe të mesme të automobilit, teksa do të ndryshojë edhe dizajni i dritave.

Modeli evropian nuk është bërë i ditur akoma se kur do të dalë në treg, teksa në Kinë është prezantuar së fundmi një model i ri Passat.

Raportohet se një prezantim i modelit të freskuar mund të vijë në mars 2019 në Geneva Motor Show.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm