Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswagen Golf, vetura më e shitur në secilin shtet të Evropës

Gjatë vitit që lamë në vendet e Evropës janë shitur në total 15,631,768 vetura, por më të kërkuara ishin modelet e Volkswagenit (3,717, 566 vetura të shitura), ndërsa më i shituri ishte Golf (445,206).

Megjithatë, edhe pse dominojnë tregun evropian, modelet e Volkswagenit nuk kanë shënuar shitjet më të mira në secilin shtet të Evropës, shitja e tyre dallon nga shteti në shtet edhe pse gjithnjë janë top treshen e modeleve më të shitura të secilit shtet, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vijim, Koha.net ju sjell listën e shitjeve të veturave gjatë vitit 2017 në disa shtetet e Evropës.

Austri – Volkswagen Golf (14,244 vetura), vijon Skoda Octavia dhe Volkswagen Tiguan;

Belgjik – Volkswagen Golf (14,304 vetura), vijon Renault Clio dhe Hyundai Tucson;

Britani e Madhe – Ford Fiesta (94,533 vetura), vijon Volkswagen Golf dhe Ford Focus;

Kroacia – Skoda Octavia (2,448 vetura), vijon Renault Clio dhe Volkswagen Golf;

Çeki – Skoda Octavia (27,051 vetura), vijon Fabia dhe Rapid;

Danimarka – Peugeot 208 (9,838 vetura), vijon Volkwagen Up! Dhe Nissan Qashqai;

Estoni – Skoda Octavia (1,328 vetura), vijon Toyota Avensis dhe Toyota RAV4;

Finlandë – Skoda Octavia (5,692 vetura), vijon Nissan Qashqai dhe Volkswagen Golf;

Francë – Renault Clio (117,473 vetura), vijon Peugeot 208 dhe Citroen C3;

Gjermani – Volkswagen Golf (178,590 vetura), vijon Volkswagen Tiguan dhe Volkswagen Passat;

Hungari – Suzuki Vitara (8,782 vetura); vijon Skoda Octavia dhe Opel Astra;

Islandë – Hyundai Tucson (4,907 vetura), vijon Volkswagen Golf dhe Nissan Qashqai;

Itali – FIAT Panda (144,533 vetura), vijon Lancia Ypsilon dhe FIAT 500;

Letoni – Nissan Qashqai (803 vetura), vijon Volkswagen Golf dhe Kia Sportage;

Lituani – FIAT 500 (3,488 vetura), vijon Skoda Octavia dhe FIAT 500X;

Luksemburg – Volkswagen Golf (1,859), vijon Volkswagen Tiguan dhe Renault Clio;

Holandë – Renault Clio (11,782 vetura), vijon Volkswagen Up! dhe Volkswagen Golf;

Norvegji – Volkswagen Golf (11,620 vetura), vijon BMW i3 dhe Toyota RAV4;

Poloni – Skoda Fabia (18,876 vetura), vijon Skoda Octavia dhe Opel Astra;

Portugali – Renault Clio (12,743 vetura), vijon Peugeot 208 dhe Renault Megane;

Rumani – Dacia Logan (17,192 vetura), vijon Dacia Duster dhe Dacia Sandero;

Sllovaki – Skoda Octavia (5,337 vetura), vijon Skoda Fabia dhe Skoda Rapid;

Slloveni – Renault Clio (3,828 vetura), vijon Volkswagen Golf dhe Skoda Octavia;

Spanjë – Seat Leon (35,272 vetura), vijon Seat Ibiza dhe Renault Clio;

Suedi – Volvo XC60 (24,088 vetura), vijon Volvo S90/V90 dhe Volkswagen Golf;

Zvicër – Skoda Octavia (10,010 vetura), vijon Volkswagen Golf dhe Volkswagen Tiguan.