Volkswagen Golf është vetura më e shitur në Evropë në vitin 2018, por sipas Jato Dynamics, në Çeki, Estoni, Poloni dhe Zvicër në vendin e parë për nga shitjet vitin e kaluar Volkswagen renditet Skoda Octavia.
Edhe pse shitja është larg nga ‘bestselleri’ evropian, Golfi, Octavia është jashtëzakonisht popullore në shumë vende evropiane.
Përveç katër vendeve ku ishte modeli më i shitur në 2018, në tri shtete tjera zuri vendin e dytë – Finlandë, Sllovaki dhe Hungari, dhe në 8 shtete tjera evropiane u plasua në mesin e dhjetë veturave më të kërkuara vitin e kaluar, duke përfshirë Gjermaninë, ku dominojnë automjetet e prodhimit vendor.
Skoda Octavia është edhe vetura më e shitur e markës çeke, dhe brezi i tretë i saj i debutuar në vitin 2012 është shitur në më shumë se 2.5 milionë njësi.
Numri më i madh i këtij modeli është prodhuar në fabrikën Mladá Boleslav në Çeki, ndërkohë që prodhohet edhe në Rusi, Kazakistan, Indi, Kinë dhe Algjeri./KosovaPress
-
Për herë të parë, Skoda bëhet marka e tretë më e shitur e veturave në Evropë
-
Top 10 markat e veturave më të shitura në Europë
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë
-
Këto janë 10 veturat elektrike më të shitura në Evropë
-
Dacia Sandero, vetura e re më e shitur në Evropë