Volkswagen së fundmi ka prezantuar SUV-in e saj të ri Atlas në version aventuresk në panairin e veturave në Chicago. Pra, fjala është për versionin e quajtur Weekend.
Volkswagen Atlas Weekend vjen me disa modifikime të cilat e bëjnë atë fleksibil dhe praktik, transmeton Koha.net. Njëra prej tyre është kutia “Urban Loader” mbi çati e cila ka kapacitet për bagazh deri në 500 litra dhe mund të ngarkohet me gjëra të tilla si skijet, snouboard, kajaki dhe biçikletë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVersioni Weekend, po ashtu vjen me motor 3.6-litër V6 me kapacitet prej 276 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik dhe sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat – 4Motion.
Për detajet më të hollësishme në lidhje me modelin standard Volkswagen Atlas, mund të lexoni KËTU.
{gallery}