Kompania prestigjioze gjermane, Volkswagen, për panairin e sivjetmë të veturave në New York ka përgatitur premierën e SUV-it të saj Atlas në version me 5 ulëse.
Ky SUV do të prezantohet në New York në formë të konceptit dhe kompania njofton se më vonë këtë vit do të shfaqet edhe versioni i tij serik, transmeton Koha.net. Emri i këtij koncepti është Volkswagen Five-Passenger Atlas Concept.
Ashtu sikurse Atlasi aktual me tre ulëse, edhe versioni i ri do të prodhohet në fabrikën e Volkswagenit në Chattanooga, Tennessee.
Koncepti Five-Passenger Atlas, me 5 ulëse, do të ketë edhe pamje sportive për dallim nga vëllai i madh me 7 ulëse, me disa ndryshime në pjesën e përparme dhe të pasme.
Artikuj të ngjashëm
-
Volkswagen prezanton konceptin e ri Atlas Tanoak në version Pick-up
-
Super Volkswageni pickup i ri Atlas Tanoak prezantohet në New York
-
Volkswagen tërheq nga tregu mbi 200 mijë vetura për shkak të problemit me airbagët
-
Volkswageni planifikon 3 versione të furgonit ID Buzz
-
Volkswageni Jetta GLI dhe Atlas të gatshëm për SEMA