Në botën e tanishme veturat me sistem të avancuar të zërimit kanë 15 apo më shumë zmadhues zëri, por me sistemin e ri duket nuk do të ketë asnjë zmadhues, transmeton koha.net.
Kompania Continental besohet se ka gjetur zgjidhjen me sistemin e quajtur Ac2ated sound, i cili në thelb e kthen të gjithë veturën në zmadhues zëri.
“Në kohën e veturave elektrike, prodhuesit e veturave janë duke shikuar për zgjidhje të reja për të zvogëluar në mënyrë drastike peshën e veturave dhe për të fituar hapësirë për pasagjerët dhe teknologjitë e reja”, ka thënë Johann Hiebl, shef i teknologjisë në Continental.
“Qëllimi ynë është që ta trajtojmë vetë veturën si një instrument e për të ofruar zë 3D”, ka shtuar ai.
{gallery}
-
Ferrari synon t’i pajisë veturat elektrike me “zë origjinal të motorit”
-
Sipërfaqja e enterierit i zëvendëson altoparlantët
-
Audi heq numrat nga modelet që i habisnin të gjithë
-
Mercedesi nuk ndalet, dëshiron edhe më shumë ekrane brenda veturave
-
Xhami i Teslas ul intensitetin e zhurmës së jashtme, thotë kompania e veturave