Për herë të parë në Bashkimin Evropian, veturat hibride, të cilat përdorin energji elektrike dhe një motor me djegie të brendshme në të njëjtën kohë, janë shitur më shumë sesa veturat që përdorin naftë si karburant.
Sipas Reuters, 48 vetura hibride u shitën më shumë në BE vitin e kaluar sesa vetura me motorë nafte.
Gjatë vitit 2021, në Bashkimin Evropian janë regjistruar 1.901.239 vetura hibride të reja, që është një rritje e ndjeshme krahasuar me 1.1 milionë vetura të këtij lloji, aq sa janë regjistruar për herë të parë në vitin 2020.
Nga ana tjetër, në BE në vitin 2021 u regjistruan një e treta më pak vetura me motor nafte, nga 2.77 milionë në 2020, shitjet ranë në 1.901.191 vitin e kaluar.
Kujtojmë se së fundmi ka mbërritur lajmi se në dhjetor 2021 në BE janë shitur më shumë vetura elektrike se sa me naftë.