Nëse ka diçka që njihet Subaru, përveç nofkës “Mercedes japonez”, atëherë janë motorët e tij të fuqishëm.
Megjithatë, koha e re kërkon drejtim të ri, dhe kështu japonezët seriozisht planifikojnë të sjellin veturën e parë të tyre elektrike.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit, Subaru EV premierën do ta mbajë në vitin 2021, transmeton Koha.net. Modeli i ri do të vijë me të njëjtën platformë sikurse Impreza, ndërsa kostot e zhvillimit nuk do të jenë të larta dhe Subaru elektrik do të bazohet në modelin aktual.
Kjo kompani japoneze, po ashtu, punon edhe në gjeneratën e re të motorëve hibridë, të cilët pritet të arrijnë në tremujorin e fundit të vitit 2018.
Artikuj të ngjashëm