Toyota ka njoftuar se ndërprerja e prodhimit në disa fabrika në Japoni do të zgjasë. Kjo për faktin e problemeve që tash e sa kohë janë shfaqur në fazën e furnizimit.
Prodhuesi më i madh i makinave në botë tha se fabrikat në Azinë Juglindore janë përballur me mungesë të furnizimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Më së shumti nga kjo mungesë do të goditet Land Cruiseri dhe Lexusi. Kompania deklaroi se problemet e shfaqura me mosfurnizim të materialit për prodhim, janë arsyet për shtyrje të prodhimit. Megjithatë, ajo deklaroi se deri në marsin e 2022-s synojnë t'i përmbushin objektivat.
Rivalët e Toyotas, General Motors, Ford, Nissan, Daimler, BMË e Renault, gjithashtu janë detyruar ta zvogëlojnë numrin e prodhimit për shkak të mungesës së çipave gjysmëpërçues. Për çështjen e çipave, dhjetëra kompani prodhimi kanë pasur probleme tash e gati vjet.
-
Toyota ndalon prodhimin e Land Cruiser dhe Lexus në Japoni
-
Krizë te prodhuesi më i madh i veturave në botë
-
Toyota ul planet e prodhimit në korrik për 50 mijë veutra
-
”Toyota” ul ndjeshëm prodhimin për shkak të ndërprerjeve në furnizim
-
Toyota ul prodhimin global për herë të tretë, por thotë se më e keqja ka përfunduar