Toyota të enjten uli planin e saj të prodhimit global për muajin korrik me 50 mijë automjete pasi mungesat e çipave dhe ndërprerjet e furnizimit për shkak të COVID-19 vazhduan ta frenojnë prodhimin, shkruan Reuters.
Prodhuesi më i madh i veturave në botë për nga vëllimi pret të prodhojë 800 mijë automjete muajin e ardhshëm, thuhet në një deklaratë.
“Meqenëse mbetet e vështirë të shikosh përpara për shkak të mungesës së çipave dhe përhapjes së COVID-19, ekziston mundësia që plani i prodhimit të jetë më i ulët”, shtoi kompania japoneze.
Toyota dhe prodhuesit e tjerë të veturave vazhdojnë të luftojnë me ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe mungesat e komponentëve të shkaktuara nga pandemia COVID-19, përfshirë ato që rezultojnë nga bllokimet e fundit në Kinë.
Toyota ngeci me objektivin e saj vjetor të prodhimit global prej 9.7 milionë automjetesh, megjithëse kompania sinjalizoi në maj se ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit mund ta detyrojnë përfundimisht ta ulte atë numër.
-
”Toyota” ul ndjeshëm prodhimin për shkak të ndërprerjeve në furnizim
-
Toyota ul prodhimin global për herë të tretë, por thotë se më e keqja ka përfunduar
-
Mungesa e çipave godet edhe prodhuesin më të madh të veturave
-
Toyota do ta ulë prodhimin për 40 për qind, shkaku i mungesës së çipave
-
Prodhimi global i Toyotass bie për të nëntin muaj radhazi