Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Toyota tërheq 1.85 milionë automjete për shkak të rrezikut nga zjarri

Prodhuesi japonez i automjeteve, Toyota, ka njoftuar për tërheqjen e 1.85 milionë automjete sportive RAV4 nga tregu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të rreziqeve nga zjarri që rrjedhin nga instalimi i baterive zëvendësuese, raportoi të dielën Reuters.

Tërheqja mbulon automjetet e këtij modeli të viteve 2013-2018.

Kompania ka thënë se disa bateri zëvendësuese 12 volt kanë përmasa më të vogla të sipërme dhe nëse një mbajtëse nuk është shtrënguar siç duhet, bateria mund të lëvizë, duke rritur rrezikun e zjarreve.

Toyota ka njoftuar se tregtarët do ta zëvendësojnë kapësin e mbajtjes së baterisë me një tjetër të përmirësuar dhe do të njoftojnë klientët për tërheqjet deri në fund të dhjetorit.