Tokio, 7 mars – Prodhuesi më i madh japonez i automjeteve, ”Toyota” mund të ndërpresë prodhimin në Britaninë e Madhe nëse largimi nga Bashkimi Europian nuk bëhet në bazë të një marrëveshje që mbart garanci, deklaroi për median drejtori i përgjithshëm i ”Toyota Europe”, Van Zyl.
”Nëse klima e biznesit bëhet shumë shumë e vështirë, një tërheqje duhet të jetë gjithashtu pjesë në mesin e alternativave’’, deklaroi Van Zyl, në kuadër të panairit të automjeteve në Gjenevë, sipas deklaratave të raportuara nga e përditshmja ekonomike japoneze ‘’Nikkei’’.
Sipas së njëjtit burim, Van Zyl citoi gjithashtu mundësi të tjera, përfshirë uljen e prodhimit apo investimeve.
Një zëdhënëse e ”Toyota”-s në Tokio konfirmoi për median intervistën dhënë për median nga ana e Van Zyl, pasi sqaroi se bëhet fjalë për propozime të përgjithshme në përgjigje të një pyetjeje mbi mundësinë e largimit nga territori britanik.
‘’Një Brexit i vështirë nuk është i dëshirueshëm’’, theksoi Van Zyl.
-
Toyota i mohon deklarimet se do të shuhet në Britani
-
Toyota ankohet se Brexiti mund t’i shkaktojë dëme të mëdha financiare
-
Prodhimi global i Toyotass bie për të nëntin muaj radhazi
-
Prodhimi i Toyotas shënon rritje gjatë shtatorit
-
Prodhuesi i veturave kërkon rinegocimin e Brexitit, kërcënon me humbjen e vendeve të punës