Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Toyota do të kalojë në vetura elektrike deri më 2025

Toyota është bërë gjiganti i fundit i veturave që do të përqendrohet ndaj automjeteve elektrike, duke thënë se çdo model Toyota ose Lexus do të vijë në opsionin me rrymë deri në vitin 2025.

Si pjesë e strategjisë së re, Toyota, e cila ka shitur 10.2 milionë vetura vitin e kaluar, tha se deri në vitin 2030 synon të ketë shitje vjetore prej 5.5 milionë vetura elektrike, të cilat do të kenë bateri ose sistem hibrid, prej të cilave një milion do të jenë me zero emetim të gazrave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shigeki Terashi, zëvendës president i kompanisë, tha se veturat e reja elektrike të Toyotas fillimisht do të dalin në shitje në Kinë, ndërsa më vonë një gjë e tillë pritet të bëhet edhe në Japoni, Indi, SHBA dhe Evropë, transmeton KosovaPress.

Kompania do të investojë 10 miliardë funte për të arritur qëllimet e veta.