Fabrikat gjermane të Teslas janë në telashe të mëdha dhe arsyeja, besoni apo jo, është mungesa e fuqisë punëtore. Fabrikat e Teslas në Gjermani është dashur të punësojnë deri në 12 mijë punëtorë dhe aktualisht punojnë vetëm 7 mijë. Për këtë arsye nuk mund të arrihet intensiteti optimal i prodhimit dhe në të ardhmen mund të jetë edhe më keq.
Një burim i paidentifikuar i tha AutoCar se fabrika është në "kaos total" dhe se disa punëtorë janë në pushim mjekësor më gjatë se sa kanë punuar, domethënë, ata kanë punuar vetëm për disa javë në gjashtë muajt e fundit.
Dhe epilogu janë rezultatet e këqija të prodhimit, produktiviteti i ulët. Plani i Teslas ishte të prodhonte 5000 njësi të Modelit Y në javë deri në fund të këtij viti dhe aktualisht nuk janë në gjendje të arrijnë as gjysmën e sasisë së planifikuar - në tetor ata prodhuan me një intensitet prej 2000 njësish.
Kështu, fabrikat gjermane dështuan ndjeshëm në krahasim me fabrikat e tjera nëpër botë.
Pse Tesla nuk është tërheqëse për punëtorët?
Edhe
Teknologjia e Teslas përballet me pengesa në Evropë, Suedia ngre shqetësime për sigurinë rrugore
Përgjigja është shumë e thjeshtë. Industria gjermane e automobilave është një nga më të fortat në botë, por edhe më fitimprurëse, ndaj punëtorët kanë kushte të shkëlqyera. Me sa duket jo edhe në Tesla, sepse sindikata gjermane e metalpunuesve IG Metall pretendon se pagat në Tesla janë 20 për qind më të ulëta. Gjithashtu, në këtë rajon gjerman, papunësia është shumë e ulët.
Për më tepër, punëtorët që punësohen nuk qëndrojnë në Tesla për një kohë të gjatë. Ish-punonjësit theksojnë mungesën e përvojës së ekipit drejtues dhe ndryshimet e papritura në modelet e punës si pengesat kryesore, veçanërisht për punëtorët me fëmijë. Ata thonë se nuk kanë ndjeshmëri në Tesla. Kjo është arsyeja pse shumë punëtorë vazhdojnë karrierën e tyre diku tjetër.