Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla vs. Volkswagen: A po afrohet gjiganti gjerman?

Në vitet e fundit, është thënë vazhdimisht në autoindustri se Grupi Volkswagen do të jetë në gjendje t’i afrohet dhe tejkalojë Teslan në shitjet e veturave elektrike, falë laramanisë së brendeve (përfshirë Volkswagenin, Audin, Porschen, Skodan e SEAT-in).

Të udhëhequrit me shumë brenda, fabrika, platforma të ndryshme prodhimi dhe shumë modele elektrike Grupit VW mund t’i mundësohet rritje e madhe e veturave elektrike.

Në tremujorin e tretë të 2021-s, Tesla shiti 241 mijë e 300 vetura, ndërsa Grupi Volkswagen 122 mijë e 100.

Image

Duke i krahasuar të dhënat në raport me periudhat paraprake rezultati tregon se Tesla vazhdimisht ka qenë larg.

Së fundmi, dallimi është 119 mijë vetura dhe është zgjeruar në krahasim me tremujorin e dytë. Ishte e ngjashme në tremujorin e parë megjithatë.

Dallimi është se Volkswageni tani po shet sa gjysma e Teslas. Në vitin e shkuar, kompania gjermane shiste sa një e treta e Teslas.

Edhe Nga viti 2024, Volkswageni mund të shesë më shumë vetura elektrike se Tesla Auto Nga viti 2024, Volkswageni mund të shesë më shumë vetura elektrike se Tesla

Edhe pse të dhënat s’japin parashikime, trendi është që veturat e Volkswagenit po pëlqehen dhe kanë nisur të zënë vend.

Siç shkruan “Motor1”, është herët të dihet se kur do të ndalet rruga e Teslas, por se tregu i veturave elektrike po forcohet dita ditës.