Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla tërheq më shumë se 80 mijë vetura nga Kina

Tesla po tërheq më shumë se 80,000 vetura të importuara në Kinë që nga viti 2013, për probleme me softuerin dhe rripat e sigurimit, zbuloi të premten Rregullatori kinez i tregut.

Prodhuesi i veturave elektrike me bazë në SHBA ka tërhequr 67,698 makina Model S dhe Model X të importuara në Kinë midis 25 shtatorit 2013 dhe 21 nëntorit 2020, për shkak të problemeve me softuerin që prekin sistemin e menaxhimit të baterive në automjete, raportoi CNN-i.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompania bëri të ditur se do ta përmirësojë softuerin e automjeteve të tërhequra.

Në prill, Tesla tërhoqi gjithsej 127,785 njësi të veturave Model 3 në Kinë, duke përmendur defekte të mundshme në komponentët gjysmëpërçues që mund të çojnë në përplasje.