Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla tërheq mbi 125 mijë vetura të shitura në Kinë

Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla ka tërhequr mbi 125 mijë automjete elektrike të markës "Model 3" të shitura në Kinë për shkak të rreziqeve të sigurisë të shkaktuara nga defekti i prodhimit, shkruan AA.

Në deklaratën nga Administrata Shtetërore Kineze e Rregullatorit të Tregut, thuhet se gjatë inspektimeve janë konstatuar disa gabime në konvertuesit aktual të motorëve të pasmë të automjeteve të kompanisë në fjalë. Automjetet janë tërhequr për të korrigjuar gabimet që shkaktojnë keqfunksionime mekanike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në deklaratë thuhet se 125.785 automjete të prodhuara nga 11 janari 2019 deri më 25 janar 2022 do të kenë të përditësuar softuerin e kontrollit të motorit.

Më tej thuhet se 93.578 nga automjetet janë prodhuar në Kinë ndërsa pjesa tjetër janë importuar.

Tesla njoftoi në shkurt se planifikon të tërheqë rreth 26 mijë automjete të markave "Model 3" dhe "Model Y" të prodhuara në Kinë për shkak të rreziqeve të sigurisë.