Kompania Tesla po shqyrton mbylljen e disa salloneve në Pekin të Kinës, si dhe po rivlerëson strategjinë e shitjes në vendet e tjera të këtij shteti, që zë vendin e dytë më të madh të tregut të kompanisë, shkroi Reuters të enjten.
Rivlerësimi i mënyrës se si po shiten veturat elektrike të këtij prodhuesi në Kinë po bëhet për shkak të kufizimeve të vendosura nga ky shtet për COVID-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pasojë e mbylljes së këtyre pikave të shitjes, stafi pritet të transferohet në qendrat tjera periferike që janë më pak të kushtueshme.
Me ndryshimin strategjik, Tesla pritet të rrisë punësimin e teknikëve dhe stafit tjetër për punë shërbimi në Kinë. Mendohet të shtohen edhe 300 vende të reja pune.
Tesla hapi dyqanin e saj të parë në Pekin në vitin 2013, ndërsa tani ka mbi 200 pika në të gjithë vendin.