Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla anulon tri ngjarje të punësimit në Kinë

Prodhuesi amerikan i automjeteve Tesla, ka anuluar tri ngjarje të punësimit në internet për Kinën, të cilat janë planifikuar të mbahen këtë muaj, raportoi të premten Reuters.

Ky anulim ka ndodhur pas zhvillimeve të fundit ku shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka paralajmëruar reduktim të vendeve të punës duke thënë se ka staf të tepërt në disa zona.

Megjithatë, Musk nuk e ka specifikuar stafin në Kinë, ku janë prodhuar më shumë se gjysma e automjeteve të këtij prodhuesi në nivel global dhe ka kontribuar në një të katërtën e të ardhurave të saj gjatë vitit 2021.

Kompania ka anuluar tre ngjarjet të planifikuara për 16, 23 dhe 30 qershor.

Prodhimi në fabrikën e Tesla-s në Shangai është goditur nga masat ndaj COVID-19 që ky vend ka marrë në fund të muajit mars.

Artikuj të ngjashëm