Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla anulon konkurset për punësime në Kinë

Tesla Inc. ka anuluar tri konkurse online për punësime në Kinë, të planifikuara për këtë muaj dhe ky është zhvillimi i fundit pasi pronari Elon Musk kërcënoi me pushime nga puna në prodhuesin e veturave elektrike, duke thënë se “ka shumë të punësuar në disa zona”.

Musk nuk komentoi në mënyrë specifike punësimet në Kinë, vend që prodhoi më shumë se gjysmën e veturave për këtë brend në nivel global dhe kontribuoi me një të katërtën e të ardhurave të saj më 2021.

Kompania anuloi tri organizime për pozitat në sektorët e shitjes, kërkimit dhe zhvillimit, pa dhënë arsye.

Musk kishte një "ndjenjë të keqe" për ekonominë, tha ai në një e-mail të parë nga Reuters javën e kaluar.

Në një e-mail tjetër drejtuar punonjësve, Musk tha se Tesla do të reduktojë numrin e punonjësve me një të dhjetën, pasi ishin bërë "shumë punonjës në disa fusha".

Prodhimi në fabrikën e Teslas në Shangai u godit rëndë, pasi qendra tregtare e Kinës, u mbyll për dy muaj, duke nisur nga marsi, për shkak të COVID-19.

Prodhimi pritet të bjerë me më shumë se një të tretën këtë tremujor nga ai i mëparshmi, duke edhe tejkaluar parashikimin e errët të Muskut. /autoblog

Artikuj të ngjashëm