Gjiganti i automjeteve elektrike, Tesla, ka mbyllur dyqanin e parë të saj në Kinë në kuadër të ndryshimit të strategjisë së shitjes me pakicë në tregun e saj të dytë më të madh, shkroi të mërkurën Reuters.
Tesla e mbylli këtë dyqan në “Parkvieë Green” të Pekinit, një qendër e lartë tregtare në qendër të qytetit në fund të javës së kaluar.
"Kontrata e tyre me ne skadoi dhe Tesla vendosi të mos e zgjasë atë", tha një anëtar i stafit të qendrës tregtare.
Dyqani në Pekin, i hapur në vitin 2013, ishte i pari i Teslës në Kinë. Ky dyqan u rinovua në vitin 2018 dhe u zgjerua për të zënë dy kate të qendrës tregtare.
Tesla zotëron dhe drejton mbi 200 pika shitjesh në mbarë Kinën.
Edhe
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
Reuters ka raportuar në shtator se Tesla po konsideronte mbylljen e disa dyqaneve të saj në qytete si Pekini, për shkak të pasojave që sollën kufizimet ndaj COVID-19.
Si pjesë e kësaj përpjekjeje, Tesla ka punësuar teknikë dhe personel tjetër për punë shërbimi në Kinë.