Tesla i ka shkarkuar nga puna dhjetëra punonjës në kompaninë Gigafactory në New York, pasi pati një përpjekje për sindikalizim javën e kaluar, shkroi Electrek. Punonjësit kërkuan pagë më të mirë, siguri dhe më pak inspektim në vendin e punës.
Por, kërkesat e tyre ranë në ujë dhe për të pakënaqurit u mor vendim largimi nga puna.
Jaz Brisack, organizator i aktivitetit sindikal, tha se largimi nga puna ishte hakëmarrje.
“Kjo është një formë e hakëmarrjes kolektive ndaj grupit të punëtorëve që nisën këtë përpjekje organizative. Ndërprerjet janë krijuar për të tmerruar të gjithë për pasojat e mundshme të organizimit”, tha Brisack.
Përjashtimin nga puna, punonjësit po e konsiderojnë të padrejtë, ndërsa thanë se nuk do ta mbyllin çështjen me kaq, duke paralajmëruar ankesë te autoritetet.
-
Amazoni shkurton 16.000 vende pune
-
Aksionarët e Teslas miratojnë pakon rekorde të pagës për Muskun
-
Punëtori i Teslas thotë se u godit nga roboti në fabrikë, kërkon 43 mln euro dëmshpërblim
-
Bastisje në fabrikën e Hyundait në Georgia
-
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë