Prodhuesi i veturave elektrike të Elon Muskut, Tesla, ka mohuar shkarkimin e punonjësve në përgjigje të një grupi punëtorësh që përpiqeshin të krijonin një sindikatë në New Yorkut.
Kompania tha se kishte pushuar nga puna 27 punonjës për "performancë të dobët" dhe se ata "u identifikuan... shumë përpara se të shpallej fushata e sindikatës".
Organizatorët në Buffalo pretenduan se stafi u shkarkua një ditë pasi sindikata doli publikisht me planet e saj, raportoi BBC.
Ata akuzuan Teslën për shkarkimin e më shumë se 30 personave në përpjekje për të anuluar fushatën.
Musk ka qenë i hapur për kundërshtimin e tij ndaj sindikatave në të kaluarën.
Grupi tani po kërkon mbështetje nga punëtorët e Teslas në Buffalo për të mbajtur një votim për t'u bashkuar me një sindikatë.
Një ditë më vonë, thanë aktivistët, Tesla pushoi më shumë se 30 punëtorë dhe dërgoi një email duke informuar stafin për një politikë që ndalon regjistrimin e bisedave në vendin e punës pa pëlqimin e të gjitha palëve.