Tesla ka hapur rezervimet në Kinë për veturën Cybertruk e cila është e tëra elektrike, një veprim i cili do të testojë apetitin e tregut për këtë veturë të madhe dhe futuristike.
Cybertruck, i cili u zbulua në nëntor në qendrën Tesla Design në Californi, nuk pritet të prodhohet deri në fund të vitit 2022. Por, shumë amerikanë kanë dhënë 100 dollarë depozitë për këtë veturë.
Vetëm disa javë pas zbulimit zyrtar, drejtori i Teslas pat thënë se janë bërë 250,000 rezervime, shkruan ExtraCrunch.
Është e pamundur të dihet se sa nga këto rezervime, në Kinë dhe SHBA, do të konvertohen në shtije të vërteta. Tesla ende nuk ka finalizuar vendimin se ku do t’i prodhojë këto vetura.
Tesla ka thënë se do të ofronte tre variante të Cybertruck. Versioni më i lirë, me një motor të vetëm dhe që ngreh me dy rrota, do të kushtojë afro 40,000 dollarë dhe do të udhëtojë më shumë se 500 km me një mbushje të baterisë. Versioni i dytë, me motor të dyfishtë dhe 4x4 dhe do të udhëtojë 650 km me një mbushje, për 50,000 dollarë, transmeton KOHA.
I treti version do të ketë tre motorë dhe do të jetë 4x4, me bateri për 800 kilometra me një mbushje. Ky version, i quajtur “tri motor”, shkon me çmimin prej 70,000 dollarëve.