Modeli Y u prezantuar në muajin mars të këtij viti dhe prodhuesi i njohur amerikan, Tesla, njoftoi se ky SUV i dytë në gamën e tij do të prodhohet vitin e ardhshëm në fabrikën e Fremontit në Kaliforni.
Përgatitjet për prodhimin e modelit të ri në këtë fabrikë tashmë kanë filluar, dhe në Tesla presin që modeli Y të jetë më profitabil se Modeli 3, pasi që SUV-i i ri ndan shumë pjesë me Modelin 3, kështu që zhvillimi i tij dhe përgatitja për prodhim do të thjeshtohet dhe do të jetë më pak e kushtueshme.
Tesla, po ashtu, beson se Modeli Y do të jetë më i kërkuar në treg, i cili është vazhdimisht i uritur për modelet e reja SUV.
Përveç në SHBA, Model Y do të prodhohet edhe në Kinë në fabrikën e ardhshme në Shanghai, por vetëm për tregun lokal.
{gallery}
Gjithashtu, ky SUV i ri kompakt i Telsës do të gjendet në shitje ka fundi i vitit të ardhshëm, me një çmim fillestar prej 39.000 dollarësh.
Sidoqoftë, fillimisht do të jetë i qasshëm versioni me autonomi më të madhe se 480 kilometra me çmim prej 47.000 dollarësh.
Versioni më i lirë, autonomia e të cilit do të jetë 370 km, në sallonet e shitjes do të arrijë më 2021.
Versioni më i fuqishëm do të kushtojë 61.000 dollarë dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do të mund ta arrijë për 3.5 sekonda.
Modeli Y në version me dy motorë elektrikë dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat do të kushtojë 51.000 dollarë. Po ashtu, ky version do të jetë në treg duke filluar nga viti i ardhshëm.