Versioni i ri bazë i Tesla Model Y, që do të prodhohet në Gjermani, me sa duket do të jetë i pajisur me një motor që vjen pjesërisht nga Kina, domethënë nga gjigandi i automobilave BYD.
Tesla tashmë ka marrë miratimin e BE-së për atë model, shkruan Teslamag.de.
Tesla dhe BYD krijuan një partneritet dhe falë tij, prodhuesi kinez tashmë ka filluar të furnizojë Teslan me bateritë e saj.
Prodhimi i versionit të ri të Model Y duhet të fillojë këtë muaj ose në shtator.
Në dokumentet e siguruara nga Teslamag.de, versioni i ri do të quhet "Type 005" dhe vetura do të ketë bateri me kapacitet 55 kWh, e cila është e mjaftueshme për një distancë prej 440 km. Konsumi i energjisë është vetëm 15.5 kWh për 100 kilometra.
Raportohet se është bateri strukturore revolucionare. Një koncept i ngjashëm u prezantua më parë nga BYD për modelin e saj Seal. Versioni i ri i Model Y peshon 2087 kg, që është për 66 kg më pak se versioni me bateri 60 kWh, që u certifikua një vit më parë.