Kompania amerikane e veturave elektrike, Tesla, njoftoi se për modelin Y, ka lansuar dy ngjyra të reja, shkroi “Notateslaapp” të shtunën.
Në njoftim u tha se ngjyrat Midnight Cherry Red dhe Quicksilver, do të jenë të jenë të qasshme vetëm për klientët në Evropë dhe në Lindje të Mesme, ndonëse u bë e ditur se çmimet e tyre nuk do të jenë të lira.
Krahas veturës, modeli Y me ngjyrën e parë do të jetë plus 3200 euro, ndërsa i dyti 3000 euro.


Konfigurimi standard i këtij modeli, sipas njoftimit të kompanisë amerikane, do të jetë i kufizuar vetëm në opsionet më të vjetra të ngjyrave.
Tesla ka publikuar edhe video të modelit me dy ngjyra.
Artikuj të ngjashëm