Dhjetëra supervetura do të “pushtojnë” sërish Kosovën. Organizimi i njohur botëror “OneLife Rally” ka përzgjedhur Kosovën në hartën e vendeve që do t’i vizitojë në vitin 2021 për të shfaqur modelet më ekskluzive dhe të reja të brendeve më prestigjioze botërore.
Grupi i njohur që për shtatë ditë bën turne nëpër qytete të ndryshme të Ballkanit e Evropës, pas 2019-s do të vizitojë sërish Kosovën në vitin e ardhshëm.
Lajmi është konfirmuar nga grupi i njohur i entuziastëve të veturave në Kosovë, “Marakli t’Kerreve!”, që ka premtuar “edhe më shumë risi se në vitin 2019”.
Tashmë u konfirmua ONELIFE RALLY vjen përsëri në Kosovë ?? Këso super- kerresh nga e gjithë bota do ta vizitojnë...
Posted by Marakli t'kerreve on Friday, August 28, 2020
Pos Prishtinës, grupi do të ndalet në Pragë, Budapest, Sarajevë, Beograd, Sofje e Stamboll.
-
Superveturat e “OneLife Rally” do të vijnë sërish në Kosovë më 28 qershor të vitit të ardhshëm
-
One Life Rally x Marakli t'kerreve!, shansi i jetës
-
Vitaly paralajmëron vizitën në Prishtinë
-
Mbi 250 vetura klasike nga Belgjika do të vijnë në Kosovë
-
“Travel Lemming” vendos Kosovën në Top 5 të vendeve për t’i vizituar vitin e ardhshëm