Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Stellantis pret që furnizimi me çipa të lehtësohet pas vitit 2023

Shefi i prodhuesit të automjeteve Stellantis, Carlos Tavares, ka paralajmëruar se furnizimi me çipa do të mbetet në këtë gjendje të ndërlikuar në të cilën është tash, deri në fund të vitit 2023, shkroi të hënën Reuters.

Sipas Tavaresit, situata pritet të lehtësohet në fillim të vitit 2024.

"Situata do të mbetet shumë e komplikuar deri në fund të vitit 2023, pastaj do të lehtësohet pak", tha Tavares në një intervistë për gazetën franceze “Le Parisien”.

Sipas tij, prodhuesit e gjysmëpërçuesve kanë interes të bëjnë biznes me këtë kompani, veçanërisht gjatë kësaj kohe kur çmimet po rriten.

Gjatë dy viteve të fundit, mungesa e çipave për shkak të faktorëve të tjerë të ndikimit të pandemisë COVID-19, i ka detyruar prodhuesit globalë të automjeteve të heqin dorë nga planet e prodhimit për miliona vetura.