Përmes një makinerie të rëndë, Tesla po teston rezistencën e ulëseve të veturave të saj.
E gjithë kjo po kryhet nga “roboti” që sipas kompanisë amerikane, i bën rreth 50 mijë testime, pak para se ato të lirohen për treg.
Në videon e publikuar në Twitter, shihen ulëset e Teslas që me sukses rezistojnë ndaj testeve.
Our seat testing robot performs 50k ingress/egress cycles, equivalent to a lifetime of use ? pic.twitter.com/qnW3AEjaGA
— Tesla (@Tesla) July 17, 2023
Pas kësaj, ato lëshohen për përdorim dhe shitje.
Një test i ngjashëm kryhet edhe për pastërtinë e ulëseve. Tesla hodhi verë mbi ulësen e bardhë, ndërsa me një faculetë të lagur e pastroi tërësisht brenda pak sekondave.