Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla tërheq 1 milion vetura shkaku i problemeve me mbylljen e dritareve

Më shumë se një milion vetura Tesla do të tërhiqen për shkak të një problemi të ri dhe këtë herë janë dritaret, shkruan Reuters.

Është një problem ku "sistemi i mbylljes automatike të dritares mund të mos funksionojë siç duhet pas zbulimit të një pengese". Kjo mund të rrezikojë pasagjerët, ka njoftuar kompania.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tërheqja prek Modelin 3 të prodhuar midis viteve 2017 dhe 2022 dhe Modelin Y, X dhe S të prodhuar midis viteve 2020 dhe 2021. Tesla ka afat deri në mes të nëntorit për të kontaktuar pronarët e këtyre automjeteve dhe planifikon të përgatisë një përditësim të softuerit OTA për të rregulluar problemin.

Tesla e zbuloi problemin gjatë testimit në gusht dhe përditësimi i softuerit është pjesë e veturave të prodhuara pas 13 shtatorit.

Kjo nuk është tërheqja e parë e sigurisë për Teslan, pasi vetëm në dy vjetët e fundit ka pasur probleme me mbinxehjen e sistemit, keqfunksionime të kamerës dhe kapakut të bagazhit, sistemin ADAS etj.