Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Si do të jenë çmimet e veturave të reja dhe të përdorura më 2023?

Gjithnjë e më shumë organizata financiare globale po merren me tregun e veturave, pas tronditjes që pati ky treg gjatë viteve të mëparshëm.

Duke gjykuar nga vlerësimet e bankës investuese JP Morgan, çmimet e veturave të reja dhe të përdorura duhet të jenë pak më të ulëta këtë vit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

JP Morgan pret që problemet në furnizimin e lëndëve të para dhe pjesëve në industrinë e veturave tani mund të jenë më të vogla dhe se tregu i çipave mund të stabilizohet relativisht, gjë që do të nënkuptonte prodhim më të madh dhe më të shpejtë, dhe rrjedhimisht barazimin e ofertës dhe kërkesës, shkruan Autoblog.

Vlerësohet se çmimet e veturave të reja mund të ulen nga dy deri në pesë për qind, ndërsa ato të përdorura do të ulen me 10 deri në 20 për qind.

JP Morgan e lidh çmimin e veturave të përdorura me inflacionin e pritshëm të ulët në vitin 2023 në disa vende të zhvilluara evropiane.

Nëse shikojmë raportet nga tregu evropian i veturave të përdorura, çmimi mesatar i një veture të përdorur ka thyer rekord të të gjitha kohërave, me çmimet aktuale rreth 12 për qind më të larta mesatarisht.