Kompania e mallrave të shpejtë, Hyperloop One, do të mbyllet sepse nuk arriti të fitojë asnjë kontratë për ta ndërtuar “hyperloopin” (sistem i transportit) e saj.
Kompania me bazë në Los Angeles, e cila në vitin 2020 përfundoi udhëtimin e parë të pasagjerëve në botë bazuar në një sistem kapsulash fluturuese me shpejtësi super të lartë, do të shesë asetet e saj të mbetura dhe do të pushojë punonjësit në fund të vitit, raporton Bloomberg.
Një sistem “hiperloop” që përdor levitacion magnetik, udhëtimi midis New Yorkut dhe Washingtonit do të zgjaste vetëm 30 minuta, që është dy herë më shpejt se fluturimi me aeroplan dhe katër herë më i shpejtë se treni me shpejtësi të lartë.
“Hyperloop One” u themelua në vitin 2014 dhe ka mbledhur më shumë se 400 milionë dollarë, kryesisht nga kompania e transportit detar Emiratet DP World dhe miliarderi britanik Richard Branson.