“Shtëpia në rrota” ka thyer rekordin e saj të shpejtësisë, duke arritur mbi 160 kilometra në orë përgjatë një plazhi të Uellsit.
Kevin Nicks, pronari i “shtëpisë më të shpejtë në rrota”, ka arritur shpejtësinë maksimale prej 160 – 168 km/h përgjatë plazhit të Uellsit me rërë – Wales’ Pendine Sands Beach, këtë fundjavë, transmeton Koha.net.
Ai tha për Euronews se ishte “mjaft entuziaztë” me rezultatin, i cili ka thyer rekordin e mëparshëm prej 129 km/h.
Nick, po ashtu, ka thënë se ishte një nder për të arritur këtë qëllim në plazhin Pendine Sands, i cili ka qenë shtëpi për garat automobilistike dhe përpjekjet për arritjen e shpejtësive maksimale që nga viti 1920.
Kjo “shtëpi në katër rrota”, është krijuar nga një Volkwagen Passat i prishur, motor i Audi RS4, për instalimin e të cilit Nicku tha që “ia konsumoi jetën”.
Kopshtari 53 vjeçar tani është duke u përgatitur për të dërguar këtë “shtëpi në rrota” në ngjarjen “Top Speed and Wheelie” në Angli fundjavën e ardhshme, për të parë se sa shpejtë mund të shkojë në një pistë garash.
-
Tesla Roamer, “shtëpia e re elektrike në rrota”
-
248 kilometra në orë, rekord i ri te skitaret
-
Vetura suedeze gati të shënojë rekord botëror për shpejtësi
-
Rekord i ri botëror: Vetura e studentëve arrin shpejtësinë 100 km/h për 1.461 sekonda
-
Eci 100 km/h më shpejt se limiti, shoferi holandez befason policët me arsyetimin