Një ekip studiuesish nga Universiteti i Sheffieldit në Britani po punojnë për zhvillimin e një prototipi të “pemës diellore” që mund t’i mbushë veturat elektrike, shkruan AutoCar.
Universiteti po bashkëpunon me kompaninë SolarBotanic Trees për të zhvilluar së bashku një prototip të gatshëm për prodhim. Këto “pemë diellore” do të vendosen në lokacione të ndjeshme estetike dhe do të përshtaten lehtësisht në mjedis.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ato do të përbëhen nga një kupolë e bërë nga ‘gjethe’ nano-fotovoltaike që thithin energjinë e dritës, e cila mund të transmetohet drejtpërdrejt te diçka që ka nevojë, ose të transferohet në një sistem të ruajtjes dhe menaxhimit të energjisë me fuqi AI”, thuhet në njoftimin e tyre.
Koncepti është projektuar shtatë vjet më parë, dhe prototipi do të zhvillohet deri në versionin përfundimtar, i cili do të jetë i disponueshëm në mesin e vitit 2023. “Pemët diellore” do të vendosen në parkingje aeroportesh, qendra tregtare, stadiume sportive, qendra ekspozimi e të ngjashme.
RAW Charging Group ka porositur tashmë 200 nga këto pemë.