Shitjet e veturave evropiane nuk do të rikuperohen këtë vit në nivelet e para krizës pasi mungesa e çipave vazhdon të pengojë prodhimin në gjysmën e parë, bëri të ditur shoqata më e madhe e makinave në kontinent.
Regjistrimet e veturave të reja në Bashkimin Evropian ka të ngjarë të rriten me 7.9% në 10.5 milionë njësi, ka thënë Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA) në parashikimet e publikuara të martën. Ndërsa kjo do t'i jepte fund dy viteve të rënies, do të linte ende shitjet pothuajse 20% nën kulmin e tyre të para krizës, bëri të ditur ACEA.
Shitjet e makinave evropiane ishin në nivelin më të ulët vitin e kaluar që nga fillimi i regjistrimeve në fillim të viteve 1990, kryesisht për shkak të ndërprerjeve të prodhimit të lidhura me çipat në fabrika.
Prodhuesit e makinave presin të kenë vështirësi në gjetjen e komponentëve derisa përpjekjet për të rritur prodhimin të fillojnë gjatë gjysmës së dytë të vitit.
ACEA lëshoi vetëm parashikime për shitjet në BE, të cilat nuk përfshijnë shifra nga Britania e Madhe dhe vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë.