Shitjet me pakicë të veturave elektrike në Kinë u rritën 132 për qind në janar krahasuar me janarin e vitit të kaluar, raportoi Grupi Mediatik Kinez (CMG), duke cituar të dhëna të reja të industrisë.
Me 347 mijë vetura elektrike të shitura, vëllimi është ende 27 për qind më i ulët se në dhjetor, sipas të dhënave nga Shoqata e Veturave të Pasagjerëve të Kinës.
Prodhuesi amerikan i veturave elektrike Tesla shiti 59.845 automjete të prodhuara në Kinë në janar, ndërsa prodhuesi kinez i veturave BYD shiti 93.101 makina elektrike në të njëjtin muaj.
Shoqata vuri në dukje se kompanitë e veturave elektrike po përballen me presione të kostos pasi subvencionet kanë rënë, ndërsa ka pasur një rritje të çmimit të lëndëve të para si litiumi.
Shitjet totale me pakicë të veturave të pasagjerëve arritën në 2.09 milionë njësi në janar, që është 4.4 për qind më pak se një vit më parë, sipas shoqatës.